Isa Mustafa

Kryeministrin Mustafa sot e presin dy interpelanca

Sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri, Isa Mustafa, do të dalë për herë të parë para deputetëve për të raportuar me kërkesë të deputetëve nga radhët e Vetëvenosjes. Ai është thirrur në dy interpelanca,  me qëllim për të dhënë  përgjigje rreth marrëveshjes për kodin telefonik dhe gjendjes politike në pjesën Veriore të Kosovës. Mustafa ka paralajmëruar se do të raportojë për këto dy tema. Partitë e koalicionit qeveritar  presin debat konstruktiv, por po ashtu si në të kaluarën ata nuk do t’i mbështesin interpelancat e Vetëvendosjes, të cilën e trajtojnë si lëvizje të rrezikshme madje disa nuk ngurrojnë ta etiketojnë edhe si terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …