Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq: Serbia nuk mund të shantazhohet nga Bashkimi Evropian për Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq shpreson që Bashkimi Evropian do ta ketë parasysh fleksibilitetin dhe performancën e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.  Mirëpo, Bërnabiq ka theksuar se Serbia nuk është një vend që është i dobët ekonomikisht ose politikisht, prandaj nuk mund të shantazhohet, transmeton lajmi.net. Duke komentuar takimin e djeshëm me ndihmës sekretarin e Shtetit, Wess Mitchell, ajo ka thënë se pikëpamjet e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara për Kosovën janë shumë të ndryshme. Ndërsa ‘politikat e reja’ të cilat po propozohen, sipas saj nuk kanë asnjë kuptim.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …