Dje në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarët e Bashkimit Evropian

Kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, gjatë javës së ardhshme, vazhdojnë bisedimet, në Bruksel, lidhur me dinarin

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare Fridom House për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë paraqet një pamje të përgjithshme të gjendjes së demokracisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Në këtë raport, vlerësimet për Kosovën tregojnë se vendi vazhdon të përballet me sfida në rrugën drejt demokratizimit, me tensionet me Serbinë që mbeten një pengesë kryesore për përparimin. Në vlerësimin e vitit 2023, Kosova merr një pikësim prej 3.29, duke e renditur në kategorinë e vendeve me regjim hibrid të drejtuar drejt demokracisë. Tensionet e rritura me Serbinë, veçanërisht pas protestave në maj dhe sulmit të shtatorit, të cilat shkaktuan përleshje dhe viktima njerëzore. Në përgjigje të kësaj situate, Qeveria e Kosovës ka filluar përpjekjet për të përforcuar sundimin e ligjit dhe për të ndërmarrë reforma për të adresuar sfidat politike dhe shoqërore. Raporti tregon një rënie në nivelin e demokracisë në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq është kritikuar për përpjekjet e tij për të konsoliduar pushtetin përmes praktikave autoritare dhe manipulimeve zgjedhore. Për Kosovën, refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë vazhdon të jetë një pengesë e madhe për përparimin demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …