Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, pranon se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhër-arrestit ndaj Millan Radoiçiqit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, pranon se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhër-arrestit ndaj Millan Radoiçiqit

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se  arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”, ka thënë Isufaj, duke saktësuar se kjo është çështje e brendshme e prokurorisë. Lidhur me këtë rast  nuk mund të jap detaje për çështje që është duke i trajtuar prokuroria. Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiçit, ai është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë, të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhër arresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthyer”, është shprehur për mediet, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …