Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja, ose shkarkimin e tij nga Kuvendi i Akademisë. Sipas tyre Kraja “krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton”. Ne, konsiderojmë së kur lëshohet një qëndrim i Akademisë së Shkencave, ai duhet të jete i qëndrueshëm, i punuar nga ekspertet me të mira të fushave të ndryshme dhe jo të lëshohet i niveleve gazetareske dhe amatore. I kujtojmë kreut të Akademisë së Shkencave se ai për disa vite ka qenë edhe redaktor i revistës ushtarake “Narodna Armija”, e siç dihet nga e kaluara ata që kanë marrë pozita në institucionet e rëndësishëm shtetërore është dashur të kalojën nëpër filtra shtetërore. Kryesia e historianëve në Deçan, thekson së nëse Mehmet Kraja, nuk jep dorëheqje, atëherë duhet të vihet në veprim Kuvendi i Akademisë së Shkencave, dhe ta shkarkojë nga detyra e kryetarit të Akademisë.
