Shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, sot do t’i dërgojnë kryetares së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët e vendit për të kundërshtuar krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Dorëzimi i këtij peticioni do të bëhet në orën 15:00, në zyrën e kryetares. Bashkë me peticionin do t’i dërgohet edhe një letër me shpjegimet e caktuara rreth këtij peticioni, të cilin për një muaj e kanë nënshkruar më shumë se 200 mijë qytetarë të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
