leoni

Kryetarët e bashkësive lokale dhe të fshatrave paraqesin kërkesat në dëgjimin buxhetor të Komunës së Ferizajt

Në kuadër të dëgjimeve buxhetore për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2026, Komuna e Ferizajt ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkësive lokale dhe të fshatrave. Gjatë këtij takimi, ata paraqitën kërkesat dhe nevojat prioritare të komuniteteve që përfaqësojnë.

Në këtë diskutim morën pjesë drejtori i Infrastrukturës, Meriton Hajdini, si dhe anëtarët e grupit punues për hartimin e buxhetit.

Takimin e hapi drejtori Hajdini, i cili prezantoi në detaje planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dëgjimeve publike si një hap kyç për identifikimin e sfidave dhe zgjidhjen e tyre përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.

Kryetarët e bashkësive lokale dhe të fshatrave kërkuan përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë, duke përfshirë asfaltimin e rrugëve, zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtimin e parqeve për fëmijë, ndriçim publik dhe rregullimin e rrugëve bujqësore.

Ky takim shënoi përmbylljen e ciklit të dëgjimeve buxhetore, ku janë mbledhur ide dhe propozime nga grupe të ndryshme të interesit me qëllim përfshirjen e tyre në planifikimet e ardhshme komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …