Kryetarët e komunave të Kosovës kritikojnë dokumentin e Qeverisë, lidhur me financimin për vitet 2025-2027

Kryetarët e komunave të Kosovës kundërshtojnë dokumentin e propozuar nga Qeveria Kurti për financimin komunal për vitet 2025-2027. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kritikoi Qeverinë dhe ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mos dërgimin paraprak të dokumentit te kryetarët e komunave. Ai theksoi se kjo është hera e parë që Ministria e Financave e bën një veprim të tillë, duke shprehur habinë për këtë mënyrë të veprimit. Komunave po iu merren mjetet padrejtësisht, pasi ato nuk janë pjesë e kontratave kolektive. Ai argumentoi se komunat do të dëmtohen në vlerë mbi 30 milion euro në vitet në vijim duke mos iu përkrahur kërkesat e tyre për financim. Për pasojat e kësaj situate, Ibrahimi theksoi se shumica e mjeteve të cilat po iu merren komunave janë të dedikuara për investime kapitale, duke bërë që ato të mos kenë mundësi të zbatojnë projekte të tilla. Raportet e auditimit për komunat dalin si raporte të kualifikuara, ndërsa komunat nuk munden të marrin pjesë në garën e skemës së performancës komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …