Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim krerët institucional të Komunës së Bujanocit

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar përmes një postimi të tij në Facebook, se të enjtën ka pritur në takim krerët institucional të Komunës së Bujanocit, kryetarin Arbër Pajazitin dhe nënkryetarin, z. Levent Qazimi.

“Kënaqësi e veçantë të pres në takim e të ndajmë çaste të këndshme bashkëbisede me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti dhe Nënkryetarin e Komunës së Bujanocit, Levent Qazimi, me të cilët bashkëbiseduam për bashkëpunimet tona në dobi të bashkëqytetarëve tonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtuan dëshmorët e 5 prillit nga fshatrat Smirë dhe Lubishtë

Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999 sot në …