Hykmete Bajrami paralajmëron Kurtin: S’ka vota nga LDK nëse vendi shkon në zgjedhje

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke paralajmëruar se në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja, LDK nuk do të japë vota as për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe as për presidentin e ri. Reagimi i saj vjen pas takimit ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kryeministri ka kërkuar garanci për sigurimin e 85 votave për zgjedhjen e presidentit, një shumicë që nuk mund të arrihet vetëm me votat e kësaj partie. Bajrami rikujtoi procesin e vitit 2021, duke theksuar se edhe atëherë nuk kishte konsensus të gjerë politik. “Nëse shkojmë në zgjedhje prapë, as vota për Kryetarin e Kuvendit s’ka me pasë, e lëre më për presidentin,” ka deklaruar ajo, duke akuzuar Kurtin për thellim të bllokadës institucionale. Ajo gjithashtu kritikoi mënyrën e qeverisjes, duke theksuar se vendi po përballet me një situatë të vazhdueshme ngërçi politik dhe institucional. Sipas afateve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet brenda 22 ditësh, përndryshe vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Aktualisht, funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes e mban Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …