Blerta Deliu-Kodra mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Për dinjitetin e gjuhës shqipe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Shkup, duke shprehur mbështetje për studentët shqiptarë që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ajo theksoi solidaritetin me studentët dhe rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të gjuhës shqipe. “Në krah të studentëve shqiptarë! Për dinjitetin e gjuhës shqipe! Solidaritet me shqiptarët në Maqedonia e Veriut, gjithmonë!”, ka shkruar Deliu-Kodra. Studentët shqiptarë protestuan në Shkup duke shprehur pakënaqësi për, siç thonë, padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ndonëse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …