Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të hënën drejtuesit e infermierët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali Rajonal i Ferizajt, Qendra e Shëndetit Mendor në Ferizaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ferizaj prirë nga Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori. Kryetari Aliu gjatë bisedës ka shprehur falënderimin e përgëzimin për rolin historik, punën e përkushtimin e shërbimeve infermierike në Ferizaj e mbi të gjitha mbështetjen e pakursyer për këtë profesion themelor në shërbimin shëndetësor për qytetarët. Ai i ka uruar të gjithë infermierëve anembanë – Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.