Nxënësit nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli të Ferizajt kanë fituar vendin e tretë në garën e robotikës në gjithë Kosovën të organizuar nga Kosova Makers League. Për t’i përgëzuar për këtë sukses të çmuar, ata u pritën të enjtën nga kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu dhe Drejtori komunal i Arsimit, z. Afrim Llabjani.
“Për t’i përgëzuar për këtë sukses të çmuar, prita në takim nxënësit Ajana Elezi, Suela Defqa, Loris Selmani dhe Enes Zeneli të shoqëruar nga drejtorja e shkollës, Zerjete Hamza Shahini dhe mësimdhënësja Erona Prekadini, sukses ky që lartëson Ferizajn me angazhimin e nxënësve tonë në këtë fushë”, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.