Kryetari Agim Aliu priti në takim Prof. Dr. sc. Sali Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu priti në takim Prof. Dr. sc. Sali Aliu. Ai në rrjetin e tij social ka shkruar:

Kënaqësi e veçantë që ta pres në zyrën time e të ndajmë bashkëbisedë të këndshme me doktorin e shkencave bujqësore, profesorin e respektuar të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. sc. Sali Aliu.

Emri e puna e tij, përfaqëson autoritet të respektuar profesional e akademik në mesin e studentëve, studiuesve, kolegëve e katedrave universitare anekënd, duke qenë profesor i rregullt universitar në fushën e përmirësimit gjenetik dhe fiziologjisë se bimëve, i rrugëtim ky profesional i certitifikuar me specializimin në Institutin Bujqësor të Osijekut, për thellimin e njohurive dhe përvetësimin e metodave bashkëkohore në teknikën e kryqëzimit nën udhëheqjen e Prof. Dr. Georg Drezner, duke qenë edhe profesor vizitor ne Iowa State University dhe University of Minnesota, udhëheqës i grupit për bimët industriale ne nivel nacional në kuadër të projektit “The South East European Develeopment Network on Plant Genetic Resources“ i financuar nga SIDA Suedeze dhe implementuar nga CBM, pa lënë anash edhe publikimin e mbi 30 punimeve studimore në revista shkencore prestigjioze, autor e bashkautor në tekste universitare, kontributdhënës në kongrese, simpoziume, seminare të shumta si dhe të qenurit nga viti 2004 anëtar i shoqatës Evropiane për përmirësim gjenetik të bimëve “EUCARPIA (Europian Association for Research on Plant Breeding) dhe anëtar i redaksisë së fushës së bujqësisë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) në përpilim të Enciklopedisë Shqiptare, vlera këto që e bëjnë personalitetin e kontributin e tij, të themeltë për shtetin, shkencën e shoqërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli bëhet me tabela digjitale

Falë bashkëpunimit me organizatën Barakah Charity, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arsim Rexhepi” në …