Kryetari Agim Aliu shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grajqevci, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Fehmi Grajqevci

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Fehmi Grajqevci, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grajqevci, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Aliu thuhet:

“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Grajqevci. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës do të mbeten përjetësisht në historinë e mbamendjen tonë kolektive. Ngushëllime të sinqerta familjes Grajqevci, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt seanca e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Sot në Viti është mbajtur seanca e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal, ku këshilltarët …