Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, është mirëpritur nga Kryebashkiaku i kryeqendrës së shqiptarëve – Tiranës, Erion Veliaj, për të hapur shtigjet e punëve të përbashkëta në të ardhmen, duke lidhur e forcuar urat tona të komunikimit, shkëmbimit e ideve mes të rinjve, kulturës e arteve, arsimit e teknologjisë së informacionit, mundësi të jashtëzakonshme këto, me dobi të drejtpërdrejta mes dy qyteteve.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
