Kryetari Aliu, ka emëruar nënkryetarin, drejtorët e drejtorive komunale dhe drejtues të Kabinetit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka emëruar nënkryetarin, drejtorët e drejtorive komunale dhe drejtues të Kabinetit, ai në fjalën e tij ka thënë:  Rruga për ndryshimin e Ferizajt, nuk do të ndalet. E ecjen do ta bëjmë bashkë me ekipin e dëshmuar për punë të ndershme, vlera njerëzore e profesionale si dhe mbi të gjitha vullnetplotë për të dhënë më të mirën nga vetja, për Ferizajn tonë. Sot, emërova nënkryetarin, drejtorët e drejtorive komunale dhe drejtues të Kabinetit tim. Ky është ekipi im në këtë mandat të ri 4 vjeçar të qeverisjes së Komunës së Ferizajt:

  1. Nënkryetar i Komunës së Ferizajt – z. Lulzim Aliu, Inxhinier i Diplomuar i Elektroteknikës.

  2. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – z. Afrim Llabjani, Pedagog.

  3. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë – z. Arben Halili, Magjistër i Shkencave të Biologjisë.

  4. Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme – z. Besnik Berisha, Magjistër i Menaxhmetit.

  5. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Dr. Kemajl Emini, Neonatolog.

  6. Drejtor i Drejtorisë së Financave – znj. Sebahate Ajeti Sadiku, Ekonomiste e Diplomuar.

  7. Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë – z. Burim Bajrami, Doktor i Mjekësisë Veterinare.

  8. Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – znj. Xhemile Murati Shabani, Magjistre e Shkencave Juridiko-Penale.

  9. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – z. Balton Dërguti, Ekonomist i Diplomuar.

  10. Drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit – z. Sabri Murseli, Magjistër i Shkencave Penale.

  11. Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit – z. Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës.

  12. Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – z. Meriton Hajdini – Inxhinier i Ndërtimtarisë.

Kurse sa i përket Kabinetit tim, kam emëruar:

  1. Shef i Kabinetit – z. Albion Sherifi, Jurist i Diplomuar.

  2. Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun (Zëdhënës) – z. Selim Marevci, Politolog.

Na priftë e mbara, në punën tonë ekipore, për ta bërë Ferizajn edhe më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …