Kryetari Aliu priti në takim karateisten ferizajase Alma Loki

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim karateisten ferizajase Alma Loki Kampionen e Ballkanit, e cila mundi në finale garuesen nga Serbia, duke i sjellë kështu për herë të parë Kosovës  medaljen ndërkombëtare të karatesë në disiplinën kata. Bashkë me Almën, kryetrajnerin Gani Mahalla dhe trajnerin e Klubit të Karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, Halil Mahalla, kryetari Aliu bashkëbisedoi mbi synimet e sukseset që tashmë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar, duke i ofruar mbështetje të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e tij të katërt në të cilën …