Aliu: 1 Marsi shënon ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka përmendur se me rastin e ditës ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës komuna e Ferizajt ka organizuar disa aktivitete. Ai ka shkruar – “1 Marsi shënon ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, ku edhe në Ferizaj me aktivitete u shënua kjo ngjarje, për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë dhe për të vënë theksin në obligimin institucional, që bashkërisht të bëjmë më shumë për personat me aftësi të kufizuara, më shumë për përdoruesit e karrocës, lehtësinë e sigurinë e lëvizjes së tyre. Ferizaj, ka pjesë të pandashme krijimin e qasjes e lëvizjes pa pengesa në infrastrukturën e re rrugore që po ndërtojmë por edhe rregullimet e nevojshme në infrastrukturën ekzistuese për të mundësuar lëvizjen pa pengesa”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …