Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij drejtorin e ri për demokraci dhe qeverisje të USAID-it, z. Noel Bauer me bashkëpunëtorë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, drejtorin e ri për demokraci dhe qeverisje të USAID-it, z. Noel Bauer me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi mbi programet e USAID-it, ku Komuna e Ferizajt tash e sa vite bën pjesë, duke marr përvojat më të mira, ekspertizën e duhur që ka bërë të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimeve e menaxhimi financiar në sektorët ku kanë fokusin këto projekte. Kryetari Aliu i është shprehur falënderues pafund aleatit tonë USAID-it që me programet e tij, ndër vite ka kultivuar bashkëpunimin në dobi të përmirësimit të qeverisjes lokale.

May be an image of 2 people, newsroom and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e tij të katërt në të cilën …