Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Si do të gjykohet Serbia kur ashkush nuk është paditësi për agresionin e fundit në Kosovë me 24 shtator

Ata që i kanë provat janë qeveritaret e Kosovës, ata që presin të zbulojnë planetet e reja, janë ndërkombëtarët!

Këta të fundit presin të bjerë borë e re që të i mbuloj gjurmët e vjetra! Nga kush pret Kosova ta ndëshkoj Serbinë pa e akuzuar vet Kosova me provat që ka!

  1. Janë personat kriminel, pjesmarrës në agresion!

2. Ata ishin heterogjen Rusë,Serb nga Serbia dhe Serb Kosovar!

3. Ishin të armatosur me arsenal, armësh lufte të prodhuara në Serbi, këto armë lufte ishin të rënda e të shumta!

4. Këto forca ishin të struktura e të ushtruara, të uniformuar me uniforma kamoulazh ushtarake!

5. Ata hynë nga Serbia në teritor të shtetit tonë fshehurazi të ndihmuar nga ushtria serbe, me luftim e forcë kryen krime në Kosovë!

6. Shkelën Sovranitetin dhe integritetin e Kosovës!

  1. Agresorët vranë strukturat zyrtare të Shtetit, policinë e Kosovës të uniformuar e në detyrë!

8. Kriminelët u barikaduan në Kishën Ortodokse të Bajnskës dhe luftuan me forcat e rendit e të ligjit në Kosovë!

9. Ata u kthyen nga kanë ardhur dhe u bashkuan me ushtrinë Serbe të përforcuara rreth kufirit, të cilët ju dolën në ndihmë gjatë tërheqjes!

10. U vendosen në spitalet më  të aferta kriminelet e plagosur, në Sanxhak (Novi Pazar)!

Ndërsa komandanti i njësisë Radojqiq shkoi në Beograd, për ti  raportuar komandantit të përgjithshëm Vuqiq!

11. Presidenti Vuqiq pasi i mori të gjitha raportet ky doli në Konferencë për mediat, Vuqiq i arsyetoi agresorët dhe fajsojë pushtetin vendor të Kosovës sikur ne ju paskemi hypur në qafë serbëve Kosovar, ata paskan paraqit mos durim ndaj shtypjes e terrorit që po u bëhej!

  1. Të vrarët e të plagosurit bashkë me agresorët pjesmarrës u priten dhe konsideruan Hero nga Qeveria e Serbisë!

13. Presidenti Vuqiq shpalli në nivel shteti ditë zije për Kriminelët e vrarë!

Cilat fakte tjera u duhen atyre që duhen ta denojn Serbinë agresore?!

U njoftuam se emisionaret po na vien me 21 tetor dhe si pas Ambasadorit Hill do të na sjellin propozime interesante?! Ne na duhen propozime e qëndrime racionale e të drejta, jo interesante! Është për turp që dhjetë vite dialog, akoma nuk e shef Europa se ka dështuar në këtë proces! Si mund të ndërmjetësojnë ata që janë të njëanshëm, si mund të pajtohen  dy palët kur njëres i merret pa të drejtë dhe i jepet tjetrës palë pa e merituar???!!! Si mund të vazhdohet me marrëveshje kur njëra pal i pranon tjetra nuk i zbaton! Si mund mbahet peng padrejtsishtë Kosova që dhjetë vite pa viza, tani edhe me sanksione! Kjo i bie sikur ta dënosh qingjin pse lëviz qafen para kasapit! Si mund të i besohet Serbisë pas agresionit luftarak pas 24 shtatorit! Cili do të ishte kuptimi i marrëveshjes nëse nuk garantohet e të respektohet paqa! Qartë duket, po se mori seriozisht Amerika dhe Anglia, kurrë nuk do të ketë marrëveshje, as paqe në mes Shtetit të Kosovës dhe Shtetit të Serbisë! Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë si dhe aleatet, sot duhet të bëjnë përpjekje maksimale, nesër do të jetë vonë!

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …