Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij humanistin Milaim Jashari

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij, humanistin shembullor, patriotin me gjithë kuptimin e fjalës, feniksin e shpresës për nevojtarët që me dekada i dha e asgjë nuk i mori shoqërisë, Milaim Jasharin – Xha Lumin. Ai e uroj kryetarin Aliu për mandatin e ri dhe e njoftoi se ai personalisht ka mbyllur aktivitetin e tij dekadësh, krenar që bëri me shtëpi qindra familje, gëzoi zemrat e mijëra bashkëqytetarëve e iu gjend pranë me ndihmë kurdoherë, për të cilat vepra kryetari Aliu e ka falënderuar përzemërsisht e për të cilat rezervojnë jo vetëm ai por e gjithë shoqëria, respektin më fisnik.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj në 7-vjetorin e vdekjes së Ilmi Haradinajt: Njeriu që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar

Të martën me 17 qershor, në 7-vjetorin e vdekjes, strukturat komunale të Deçanit prirë nga …