Bujar Dugolli

Bujar Dugolli i kërkon Albin Kurtit, të bashkëpunojë jo vetëm me 4, por me kryetarët e 34 komunave të vendit

Ish ministri,  Bujar Dugolli, duke e ndjerë  humbjen e Vetëvendosjes, pak ditë para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore  kishte kërkuar nga Kurti që të mos merrej shumë me fushatën zgjedhore,  sepse, sipas tij, votuesit e paskëshin  zgjedhur për ta udhëhequr Kosovën,  e jo komunat.

Tani pas debaklit të pësuar në zgjedhje ka  deklaruar se,  Vetëvendosja do të duhej të merrte parasysh edhe interesin e qendrave të tyre për lidhjen e koalicioneve.  Ajo  do të ishte dashur të evitojë disa lëshime që janë bërë në zgjedhje. Po të kishte një qasje më realiste, Vetëvendosja do të dilte partia me më së shumti komuna të fituara. Nëse do t’ua lejonte qendrave të vendosin për koalicione, do të fitonte së paku edhe katër komuna përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Kaçanikun dhe Vitinë”.  Bujari nuk ka folur për  faktin se Vetëvendosja ka pasur koalicione të paktën në nëntë  komuna për balotazh, për të cilat ka folur ish-deputetja, Donika Kadaj Bujupi.

‘Kurti tha se të gjithë u bënë kundër tij. Nuk është ashtu,  sepse në nëntë komuna ka bërë marrëveshje të koalicionit. Në shtatë prej tyre të hapura në dy a tri të fshehta. Diku kanë funksionuar,  diku jo, sepse marrëveshjet nuk funksionojnë çdo herë”. ( Epoka e Re 15.11. 2021)

 

Dugolli, mbase edhe nuk e di, mbase edhe anashkalon në mënyrë shpërfillëse faktin se Vetëvendosja e ka injoruar dhe e injoron opozitën, ai po ashtu nuk ka harruar  se Kurti e  ka shpallur Republikën e Tretë,  të veten, dhe atij nuk i duhet ndihma e askujt.

Kurti e mbanë vetëm për një super politikan, të cilit, “nuk ia ha qeni shkopin”.

 Atij nuk i duhet  askush, sepse edhe fushatën e bën vetë, ashtu sikur e ka bërë, kur nuk e la “Benin të ecte vetë”, por e mori përdore, jo duke menduar se ai është rakitik në politikë, por për të treguar se atë e njeh më mirë se ai vetveten, e njeh 144 herë më mirë. Dhe ashtu doli.

Bujar Dugolli e ka porositur Albin Kurtin, që tani, pas humbjes së pariparueshme të reflektojë dhe të kërkojë bashkëpunim me kryetarët e komunave, pavarësisht cilës parti i takojnë”, kuptohet në radhë të parë me të vetët,  të cilët  deri tani i kanë çliruar katër komuna, pse jo edhe me të tjerët, me 34 syresh, pavarësisht se ata nuk e pranojnë Republikën e Tretë virtuale të Albin Kurtit.

Dugolli do të kishte bërë mirë sikur ta kishte këshilluar Albin Kurtin, me kohë, nëse ai do ta honepste ndonjë këshillë. Tani është vonë për këshilla utilitare, qofshin ato edhe nga një dr.pr. shok i studimeve të Kurtit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …