Sadik Halitjaha: Festa në luftë, në vend të dekorimeve, i kishim plagët dekorata!

Sadik Halitjaha: Lindja e UÇK-së

Këtë radhë  nuk po shkruaj si erdhi deri te lindja e UÇK-së! Por vetëm për lindjen e saj! 17 nëntor 1994.

A thua na u dashtë errësira që të i shohim ndriçimet e yjeve!

Po them ne që ja morëm natën pushtuesit, atyre që na kishin uzurpuar e pushtuar ditën!

Duke e ndjekur rrugën e yjeve e sidomos yllin polar ne u përgatitem gjatë dhe fort për lindjen e Diellit!

Kur lindi Dielli disave ju verbonte sytë!

Të tjerëve ju shihej hija e gjatë pas tyre!

Disa u përpoqën të iknin nga ky shkëlqim, të tjerët e shanin qe ju prishi gjumin e rahatin!

Armiqtë të tërbuar donin ta ndalnin me ç’do kusht lindjen e Diellit- UÇK-së!

U ndije larg ky sihariq i madh i Shqiptarisë!

Bota filloj ta kujtoj Ilirinë e lasht duke e lidhur me qytetërimin modern!

E kujtoi  njerezimi se akoma paska të kolonizuar e të pushtuar në mes të Evropës!

Pos pushkës lajmëtare, lindja u shoqëror me dhimbje të mëdha!

Nënë Kosova u bë me djem dalzotës te lidhur me besa besë!

-Ja vdekje ja liri-!

Populli i jon asht popull i zorit!

Kur do që i rrezikohet qenia e ti, mobilizohet e organizohet i tëri si një trup i përbashkët!

Sa herë jemi bashkuar kemi fituar!

Por këtë rast e fituam bashkë me Aleatet!

Tani në ketë kohë më e vështirë është bë njohja e fitores se sa vet fitorja!

Kjo gjendje na pa mundësoj njohjet e fitores të Kosovës Lindor dhe të Ilirides!

Edhe pse i fituam na detyruan Aleatet të hymë në bisedime e të pranojmë kushtet minimale se pse nuk do të mundnin të na arsyetonin në Këshill të Sigurimit!

Vet kuptohet se nuk do të na njohin fitoren!

Por me rëndësi jo kundërshtarët dhe armiqtë!

UÇK- lindi u zhvilluar në luftë solli lirinë dhe u rreshtuar në Aleancën më të fuqishme në botë!

Urime datë lindja të paçim sa malet e Atdheut tonë UÇK !

Gjithmonë pararojë e popullit në mbrojtje të sigurt të lirisë!

Ka të tillë që edhe diamantit i gjejnë behane thonë se verbon shkëlqimi!

Ne e dimë se djalli se donë pasqyrën se pse shef vrazhdësinë e vet në të!

UÇK ishte është e do të jetë përherë vula emblema dhe historia e lavdishme e Atdheut!

Për jetë me UÇK!

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: PASQYRIMI I LUFTËS SË UÇK-së NË FUSHËN E ARTIT, KULTURËS E SHKENCËS

Lufta e UÇK-së në Kosovë, deri tani është paraqitur përmes përvjetorëve të masakrave të ndryshme, …