Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të mbajtur diskutimin publik

REAGIM: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a NUK I KA PLOTËSUAR KUSHTET LIGJORE PËR TË MBAJTUR DISKUTIMIN PUBLIK E NESËRM MBI ÇMIMIN E UJIT PËR ZONËN E SHËRBIMEVE TË KRU “PRISHTINA”
Autoriteti Kosovar për Shërbime të Ujit, në bazë të kompetencave të dhëna me nenin 20, të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe Kreut V të Rregullores Nr. 12/2020 për Përcaktimin e Tarifave për Shërbimet e Ujit në Kosovë, vë në diskutim publik OBLIGON ofruesin e shërbimit të publikojë prezantimin që justifikon propozimin për nivelin e ri tarifor të paktën 10 ditë para mbajtjes së diskutimit publik. KRU Prishtina nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor sipas obligimeve ligjore. Ndërsa KRU Prishtina, njofton se do të mbajë diskutim publik nesër, kur ende sot nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor për shërbime të ujit.
‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’ fton Autoritetin Kosovar për Shërbime të Ujit që të veprojë sipas kompetencave ligjore që ta ndalojë mbajtjen e këtij diskutimi publik, dhe të detyrojë KRU Prishtina të bëjë publik planin e ri tarifor menjëherë.
Sipas afateve ligjore, nëse prezantimi bëhet publik sot, diskutimi publik duhet të shtyhet për të paktën deri 29 Nëntor, 2021.
Praktikat e tilla mashtruese për qytetarët duhet menjëherë të ndalohen dhe autorietet kompetente të dënojnë shkelësit e ligjit.
Me ngritjen e çmimeve në të gjitha shërbimet e sektoret që po ndodh kohëve të fundit, tash e kemi rastin të angazhohemi dhe të paktën çmimi i ujit mos të ndryshojë.
#Qelisyte
#konsumatorvigjilent

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS SHËNON 15-VJETORIN E GAZETËS LETRARE DHE KULTURORE, NACIONAL

Në 15-vjetorin e gazetës “Nacional”, Tiranë-Prishtinë, Ju ftojmë për të shënuar një ngjarje të rëndësishme …