Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Enver Hoxhaj nga PDK-ja është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hoxhaj është i zgjedhuri i PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar i Mitrovicës. Po kështu kryetari i Kuvendit të Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvend, pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit. Rashit Qalaj do të jetë deputet në vend të Bedri Hamzës që u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani do të jetë deputet në vend të Fadil Nurës, i cili u zgjodh kryetar i Skenderajt.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …