Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij ish Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe deputetin Besnik Tahiri, për të pranuar urimet e tyre për mandatin e ri në krye të Ferizajt dhe natyrisht për të diskutuar ecjen dhe zhvillimin e projektetve në Ferizaj, gjë për të cilën kryetari Aliu i ka falënderuar për mbështetjen që komuna e Ferizajt ka pasur nga Qeveria Haradinaj dhe gatishmërinë të shtyjnë përpara projektet edhe në të ardhmen.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
