Kryetari Aliu, ka vizituar Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me disa nga drejtorët komunal kanë vizituar Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, për të uruar eprorin e Policisë, Basri Shabani në detyrën e re të drejtorit. “Falënderova gjithashtu, përmes tij, gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për bashkëpunimin gjatë gjithë kohës, veçanërisht gjatë pandemisë, bashkëpunim ky që i sigurova se do të vazhdoj e intensifikohet mes nesh. Policia e Kosovës është siguria e gjithsecilit, e patjetër edhe aleatët tanë si institucione në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka thënë kryetari Aliu gjatë kësaj vizite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …