Mbahet mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”;

  3. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021;

  4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre;

  5. Shpallja me interes e Hapësirave Zhvillimore në Parkun Kombëtar në Komunën e Deçanit sipas elaboratit të prezantuar;

  6. Marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për vendosjen e tri Trafove në parcelën nr. 01999-0, Zk Deçan;

  7. Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC);

  8. Të ndryshme.

Para se të nisë seanca, pika e 7 e rendit të ditës lidhur më : Marrjen e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC) është largu nga rendi i ditës dhe do të diskutohet në një seancë tjetër. Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës që ishin parapa në këtë seancë ku për pikën 2 dhe 3 sqarimet e duhura janë dhënë nga personat përgjegjës. Për pikën dy ka raportua Kryeshefi Ekzekutiv Kastrio Hulaj, lidhur me punën e ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ ndërsa për piken 3 drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Këto dy pika nuk aprovohen por vetëm diskutohen. Pika e 4-të lidhur më Projekt-Rregulloren për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre, sqarimet e duhura janë dhënë nga Drejtori i Administratës Jashar Dobraj. Kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht. Seanca ka vazhduar me pikat 5 dhe 6 të rendit të ditës, ku sqarimet janë dhëne nga Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, pas diskutimeve edhe këto dy pika kanë marrë miratimin e asamblesë. Në të ndryshëm janë diskutuar një sërë temash në interes të qytetarëve dhe janë rivotuar disa vendime të cilat kanë qenë te votuara edhe më herët. Për të gjitha, më gjerësisht do ti gjeni në procesverbalet e mbajtura të seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …