Kryetari Aliu me bashkëpunëtorë priten nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog

Kryetari i komunës së Ferizajt dhe njëherit kryetar i Asociacionit të komunave të Kosovës, Agim Aliu, me bashkëpunëtor gjatë qëndrimit në Izrael janë pritur nga Presidenti i Izraelit, Shkëlqësia e Tij, Isaac Herzog si dhe Kryetari i Jerusalemit, Moshe Lion, ku patën rastin të bashkëbisedojnë dhe t’i njoftojnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë. Në këtë vizitë zyrtare, si pjesëmarrës të konferencës ndërkombëtare, diskutuan mbi sfidat lokale në rrafsh ndërkombëtar e shkëmbyen përvoja e ide mes komunave nga mbarë bota.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama pritet në takim nga Olle Burell, President i Këshillit të Qytetit të Stokholmit

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Perparim Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, …