Kryetari Aliu mirëpriti në takim rektorin Bajraktari dhe studentet e Universitetit të Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur në takim Rektorin dhe pesë studentet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të zgjedhura Ambasadore të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Aliu ka shkruar:

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres 5 studentet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të zgjedhura Ambasadore të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC Ambassadors), bashkë me Rektorin e USHAF-it, Agron Bajraktari dhe Prorektorin Flamur Salihu si dhe zyrtaret e MAPL-së të ngarkuara me këtë projekt, Samire Jaha e Albertina Binaku. Gjatë takimit bashkëbiseduam e ofruam gjithë gatishmërinë tonë të bashkëpunimit në këtë nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe të forcojë bashkëpunimin lokal në hartimin e ideve për projekte të përbashkëta ndërkufitare, identifikimin e mundësive për bashkëpunim, si dhe në informimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe organizatave lokale”.

Kontrolloni gjithashtu

Në amfiteatrin në Gradish, do të jepet premiera e shfaqjes “MBRETËRESHA E FUNDIT”

Të mërkurën me 7 maj 2025 nga ora 20.00 në amfiteatrin në Gradish (Xerxë), do …