Kryetari Aliu ngushëllon familjen Ymeri me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Ymeri, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit, me rastin e ndarjes nga jeta të Eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe FSK-së, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit,Naim Ymeri.

“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe FSK-së, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit tonë Naim Ymeri. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës do të jenë përjetësisht kujtesë e frymëzim për brezat. Ngushëllime të sinqerta familjes Ymeri, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit I kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …