Kryetari Aliu po merr pjesë në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Kryetari i Komunës së Ferizajt  z. Agim Aliu i shoqëruar me kolegët nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, po marrin pjesë në punimet e sesionit vjeshtor të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës në Strasburg duke përfaqësuar pushtetin lokal të Republikës së Kosovës, në këtë kongres që për tema ka demokracinë lokale si shtyllë të paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, 20 vjetori i krijimit të NALAS, nxitja e një ekonomie rrethore në nivel lokal dhe rajonal, demokracia lokale dhe rajonale në mbarë botën, dixhitalizimi, inteligjenca artificiale dhe qeverisja rajonale, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …