Kryetari Aliu priti në takim ekipin e ekspertëve të projektit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm Ibër – Lepenc

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të mërkurën në zyrën e tij ekipin e ekspertëve të projektit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm Ibër – Lepenc.

“Mirëprita sot, ekipin e ekspertëve të projektit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm Ibër – Lepenc që i jep zgjidhje përfundimtare e afatgjate, furnizimit me ujë të pijshëm për Ferizajn, ku tashmë deri në fund të vitit pritet të përfundohet studimi i fizibilitetit e ku natyrisht si Komunë jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë në jetësimin e këtij projekti madhor” thuhet ndër të tjera në postimin e kryetarit Aliu në rrjetin social facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …