Kryetari Aliu vizitoi Kompaninë “RF Polissage”

Ferizaj përfaqëson dinjitetshëm epitetin e kryqendrës ekonomike-biznesore. Këtë e bëjnë biznese të shumta e talenti i ndërmarrësve të shumtë. E tillë është edhe kompania “RF Polissage” e cila bën përpunimin e të gjitha pjesëve të orës së dorës, me treg eksporti në Itali e Zvicër, për markat më të njohura të orëve të dorës. Ky biznes unik jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, ka të punësuar 120 punonjës. Këtë Kompani e ka vizituar kryetari i komunës së Ferizajt agim Aliu, i cili u njoftua nga pronari Rexhep Sejdiu se këtë numër të punonjësve do ta dyfishoj në të ardhmen e afërt, me objektin e ri që ka nisur së ndërtuari për të akomoduar nevojat e kompanisë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …