Kryetari amerikan, Joe Biden do të bisedojë me liderë të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të martën, për të diskutuar zhvillimet e fundit rreth pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Kjo thirrje telefonike do të zhvillohet pas bisedimeve për paqe në mes të Ukrainës dhe Rusisë, të cilat janë mbajtur në Stamboll. Moska është zotuar se do të zvogëlojë operacionet ushtarake rreth qyteteve ukrainase, Kiev dhe Çernikov derisa Ukraina ka propozuar status neutral dhe garanci ndërkombëtare të sigurisë, për të mbajtur territorin që ka. Bideni është kthyer nga Evropa, pas vizitave që ka kryer me liderë evropianë dhe ka qenë pjesë e samitit të NATO-s, për të diskutuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës në Ukrainë. Kryetari i Francës, Emanuel Macroni ka thënë se do të diskutojë të martën edhe me kryetarin rus, Vladimir Putin.
Kontrolloni gjithashtu
Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
