Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi kundërshtarin e tij të mundshëm republikan, Donald Trump, për përkulje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i kërkoi Kongresit amerikan ta miratojë ndihmën për Ukrainën, duke paralajmëruar se demokracia në të gjithë botën është nën kërcënim. Biden mbajti mbrëmë fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit. Ai e kritikoi Trumpin për komentet e fundit në lidhje me NATO-n – aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila shënon 75-vjetorin e themelimit këtë vit. Duke folur gjatë një tubimi muajin e kaluar, Trump tha se derisa shërbente si president, e ka paralajmëruar një aleat të NATO-s se “do ta inkurajonte Rusinë të bëjë çfarë dreqi do” me ata anëtarë të aleancës që nuk paguajnë sa duhet për qëllime të mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi: Vetëvendosje po mban peng vullnetin e qytetarëve, ka tejkaluar çdo kufi të racionalitetit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për …