leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Kryetari, Bajram Begaj ka dekretuar propozimin e kryeministrit, Edi Rama për emërimin e Taulant Ballës Ministër të Brendshëm

Kryetari, Bajram Begaj ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Taulant Ballës Ministër të Brendshëm. Të enjten në parlament, do të votohet dekreti për emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Ndryshimi i beftë në qeveri në këto ditë të nxehta ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës në Krujë. Çuçi iku nga detyra bashkë me deputetin Rrahman Rraja i cili dje i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit. Kryeministri Rama nuk vonoi, por emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Balla. Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partinë Socialiste në qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët, por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …