leoni

Kryetari Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në takim ministrin në detyrë të Zhillimit Rajonal, Fikrim Damka

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka mirëpritur në takim Ministrin në detyrë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka.

Në takim u diskutua lidhur me projekt-propozimin “Ndërtimi i 8 urave lidhëse në zonën malore të Deçanit për zhvillim të infrastrukturës dhe qasje të sigurt për komunitetin lokal dhe turistët”, projekt ky i propozuar nga Komuna e Deçanit për bashkëfinancim me MZHR-n, projekt ky që synon përmirësimin e infrastrukturës malore dhe lehtësimin e lëvizjes në zona me potencial të lartë turistik.

Gjatë takimit u diskutuan edhe sfidat e projektit “Zip Line” për vitet 2024/2025, projekt që parashihet të jetë atraksion i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit atraktiv dhe aventuror në këtë komunë, por që po përballet me sfida të natyrës teknike dhe mjedisore, megjithat nga kompetentet e Komunës së Deçanit u premtua se i njejti do te finalizohet brenda nje afati maksimal prej 2 muajve.

Pas takimit, Ministri z. Damka, Kryetari z. Ramosaj dhe pjesëmarrësit vizituan nga afër zonën ku parashihet realizimi i projektit të urave, ku u informuan për kushtet aktuale dhe pritjet nga ky investim.

Kryetari Ramosaj me këtë rast ka falënderuarj Ministrin Fikrim Damka, Zëvendësministrin Elldin Uglari, Drejtorin e Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal, Ylber Çitaku dhe ekipin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për zhvillimin e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Mësimdhënësi Kemajl Bislimi del në pension, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Me rastin e pensionimit, pas shumë viteve të përkushtimit në arsim, kryetari i komunës së …