Kryetari Bashkim Ramosaj, priti në takim kampionët e garave Rajonale dhe Republikane në hendboll – ekipin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim kampionët e garave Rajonale dhe Republikane në hendboll – ekipin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, të cilët për të pestin vit rresht po e mbajnë titullin e kampionit.

Gjatë takimit u shkëmbyen biseda të këndshme dhe urime për këtë arritje të jashtëzakonshme sportive, e cila i bën krenarë të gjithë.

Kryetari Ramosaj vlerësoi punën, disiplinën dhe përkushtimin e sportistëve të rinj, trajnerëve dhe stafit të shkollës, duke theksuar se suksese të tilla janë shembull frymëzimi për gjithë të rinjtë e komunës së Deçanit.

Ai i përgëzoj për këtë fitore të merituar dhe kërkoj që të vazhdojnë të qëndrojnë si shembull i suksesit, bashkëpunimit dhe shpirtit sportiv.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi më 24 dhjetor mban takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në bashkëpunim me zyrën e informimit kanë …