Këto ditë me temperatura shumë të larta, rreziku nga zjarret është tejet i madh. Komuna e Deçanit njofton se ka pasur raste të shumta ku janë përfshirë nga flakët fusha, ara dhe zona malore.
Sipas njoftimit të postuar në faqën zyrtare në facebook, thuhet se kërkohet kujdes maksimal dhe të shmanget çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
Për shkak të numrit të madh të zjarreve dhe kapaciteteve të kufizuara të ekipeve zjarrfikëse, ndihma dhe bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm!
Në njërin nga rastet në terren ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili pa nga afër gjendjen dhe u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet.