Kryetari Begaj, priti investitor të interesuar për investime në fushën e riciklimit të mbeturinave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i shërbimeve publike, Milazim Morina, kanë pritur në një takim pune, investitor turq, përkatësisht përfaqësuesit e kompanisë “BioTrend”, Cemil Acet, Murat Aslan dhe Gani Tologlu, me të cilët kanë biseduar për investime në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përkatësisht riciklimit të mbeturinave. Kryetari Begaj, ju ka sqaruar investitorëve turq, për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave dhe për nevojën e riciklimit dhe përpunimit të mbeturinave, si nevojë e domosdoshme e kohës, dhe për këtë qëllim ofroi tërë mbështetjen e komunës, për të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, investitorët turq, prezantuan përvojën e kompanisë së tyre, e cila menaxhon dhe bën riciklimin e mbeturinave në disa nga qytetet e mëdha të Turqisë, përfshi edhe kryeqytetin Ankara, përvojë të cilën synojnë ta bartin edhe në Kosovë, përfshi edhe Malishevën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …