Kryetari i degës së Nismës në Prizren u zgjodh, Zafir Berisha

Kryetari i degës së Nismës në Prizren u zgjodh, Zafir Berisha

Dega në Prizren e Nismës për Kosovën ka bërë të ditur se përmes kuvendit zgjedhor, me një pjesëmarrje prej 283 delegatësh, zgjodhi këshillin e degës prej 91 anëtarësh. Më pas, nga ky këshill u zgjodh kryesia e degës prej 25 anëtarëve, si dhe kryetari i degës, detyrë të cilën e mori Zafir Berisha, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës. Kuvendit i është drejtuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili garantoi mbështetje të fuqishme për strukturat në Prizren. Kuvendit iu drejtua edhe kryetari i deritanishëm Sinan Aliaj, si dhe kryetari sapozgjedhur Zafir Berisha, të cilët u zotuan para delegateve të kuvendit për fuqizimin e vizionit të Nismës dhe fitoren e domosdoshme në Prizren dhe Kosovë. Partia e Zafir Berisha, Bashkimi Demokratik, u shkri para pak ditësh në Nismën për Kosovën, ndërsa ishin bashkuar edhe para zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …