Kryetari Ekrem Kastrati dhe humanisti Halil Kastrati me bashkëpunim konkret për ndërtimin e Qëndrimit ditor për të moshuarit

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Vesel Krasniqi, sot kanë pritur në takim humanistin Halil Kastrati me bashkëpunëtorë.

Ky takim është si vijimësi e bashkëpunimit tejet të mirë në mes të Komunës së Malishevës dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, veçmas lidhur me ecurinë e një bashkëpunimi konkret që kjo shoqatë pritet ti bëj Komunës së Malishevës, me realizimin e dy projekteve për ndërtimin e Qëndrimit ditor për të moshuarit si dhe Shtëpisë së kujdesit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryetari Kastrati e ka falënderuar shumë humanistin Halil Kastrati për vullnetin dhe gatishmërinë për të nisur me realizimin e dy projekteve të rëndësishme për komunën tonë, veçmas për këto dy kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në përkrahje të familjeve në nevojë në territorin e komunës së Malishevës.

Gjatë këtij takimi, humanisti Halil Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij profesional i kanë prezantuar projektet ideore për këto projekte.

Lidhur me këto dy projekte, kryetari Kastrati dhe humanisti Halil Kastrati, u dakorduan që ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një Memorandum të Mirëkuptimit, për t’i hapur rrugë hapave të radhës deri në implementimin e plotë të këtyre dy projekteve në Komunën e Malishevës.

Pas këtij takimi, humanisti Halil Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij, se bashku me kryetarin Kastrati me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër punimet në projektin më të madh zhvillimor në komunën e malishevës, projekti i Ndërtimit të sheshit së bashku me parkingun nëntokësor, projekt ky i cili është në fazën finale të punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Mësimdhënësi Kemajl Bislimi del në pension, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Me rastin e pensionimit, pas shumë viteve të përkushtimit në arsim, kryetari i komunës së …