Kryetari Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Morina nga Gollubovci

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Morina nga Gollubovci  i Malishevës. Në terlegramin e ngushëllimit të kryetarit Kastrati thuhet:

Në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe të të gjitha institucioneve komunale të Malishevës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina nga Golluboci, për humbjen tragjike të dy djemve tuaj.

Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që ta gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

Njëkohësisht, kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe autorët të përballen me ligjin.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët janë ndërgjegje kombëtare

Fjala e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në 27-vjetorin e rënies heroike …