Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari Vesel Krasniqi kanë pritur të enjtën në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Në postimin e tij në facebook, kryetari Kastrati ka shkruar se takimi ishte i ngrohtë e miqësor, ku u bisedua për bashkëpunim në dobi të qytetarëve malishevas. Malisheva, me shpirtin e saj mikpritës, vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për vendin tonë.
Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, Ambasador, ka shkruar në facebook, kryetari Kastrati.