Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim përfaqësuesin shqiptar në Asamblenë e Mejrinit, Hysri Halimi

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Malishevës, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur në takim z. Hysri Halimi, anëtar i Asamblesë Komunale të Mejrinit në Gjenevë, si dhe z. Agim Paçarizi nga Shoqata “Rrethi Shqiptaro-Mejrinas”. Me këtë rast, ata janë nderuar me mirënjohje për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy komunave.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes komunës sonë dhe komunës së Mejrinit, si dhe për përkushtimin ndaj komunitetit shqiptar në Zvicër,” tha kryetari Kastrati gjatë takimit.

Nga ana e tij, z. Halimi e uroi Kryetarin Kastrati për festën e çlirimit dhe e falënderoi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Malishevës dhe Mejrinit, në funksion të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj shënon sot, Ditën e Shëndetësisë

Ferizaj shënon sot, Ditën e Shëndetësisë, me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, z. …