Kryetari Ekrem Kastrati uron qytetarët e besimit Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka uruar gjithë qytetarët të besimit Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në urimin e kryetarit Kastarti të postuar në Facebook, thuhet:

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i mëshirës, faljes dhe afërsisë njerëzore.

Si kryetar i Komunës së Malishevës, por edhe si bashkëqytetar i juaji, uroj që ky muaj të na gjejë më të bashkuar, më të duruar dhe më solidarë me njëri-tjetrin.

Zoti na pranoftë agjërimin dhe i bekoftë familjet tona. Ramazan të lehtë për të gjithë, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore

Komuna e Deçanit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore, …