Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura dhe drejtori komunal i Arsimit, Kastriot Duraku, gjatë ditës së sotme vizituan çerdhet publike që nisen punën në ambiente të reja, me gëzimin e fëmijëve që u ribashkuan me shokët dhe edukatorët, pas pushimeve verore.
“Le të jetë ky fillim i mbarë për të gjithë fëmijët e dy çerdheve publike në qytet – njëra që i hapi dyert për herë të parë dhe që pret mbi 120 fëmijë dhe tjetra e rinuar krejtësisht brenda dhe jashtë, duke u përmbushur kështu zotimi ynë për investime në fushën e arsimit, për mirëqenien dhe të ardhmen më të ndritur të fëmijëve”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I Skënderajt, z. Fadil Nura.