Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Behar Beqiraj dhe Sead Jusuf, përfaqësues të kompanisë “ Urban Metropol dhe Lorenco & Co ” me të cilën kanë biseduar rreth projektit “Rindërtimi i informacioneve kadastrale” i cili do të immplementohet në Komunën e Vitisë, respektivisht në lokalitetet Pozheran, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti. Përndryshe ky projekt është mundësuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Në dhjetor të vitit të kaluar në lokalitetet e lartpërmendura u mbajtën edhe sesionet informuese. Ndërkaq përfaqësuesit e kësaj kompanie bëjnë me dije se po ashtu pritet të hapen edhe zyrat përkatëse në këto lokalitete ku qytetarët mund të informohen mbi këtë projekt. Kryetari Haliti foli mbi rëndësinë që ka ky projekt për Komunën e Vitisë në veçanti për lokalitetet: Pozheran, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti.